Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani e ka lëvduar vendimin amerikan për t'i shitur këtij vendi një numër të papërcaktuar të aeroplanëve luftarakë F-16, ndërkohë që India fqinje e ka shprehur dëshpërimin e saj.
Ministri i Informatave i Pakistanit Sheikh Rashid Ahmed e quajti vendimin "gjest të mirë", i cili do t'i zbutë ndjenjat anti-amerikane në këtë vend islamik.
Në Nju Delhi, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme shprehu dëshpërimin e vendit për transakcionin.
"Presidenti Bush i telefonoi kryeministrit Manmohan Singh, duke e njoftuar për vendimin e Shteteve të Bashkuara që ta furnizojnë Pakistanin me aeroplanë F-16, ndërsa kryeministri e njoftoi atë për dëshpërimin e tij mbi vendimin", tha Navtej Sarna.
Shtetet e Bashkuara e ndërprenë shitjen e aeroplanëve luftarakë Pakistanit në vitin 1990, në shenjë proteste ndaj programit bërthamor të këtij vendi, por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Adam Ereli tha se shitja e këtyre aeroplanëve, tash është "vitale" për sigurinë e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG