Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Gjatë vitit 2005 do të kthehet vëmendja ndërkombëtare ndaj Ballkanit, për shkak të statusit të pazgjidhur të Kosovës, tha ministri i jashtëm grek, Petros Molivijatis, i cili po qëndron në Uashington. Kthimi në gjendjen e para vitit 1999, sipas tij, nuk është real, kurse zgjidhja për statusin përfundimtar duhet të jetë "e qëndrueshme dhe realiste, të stabilizojë rajonin dhe të arrihet me dialog". Molivijatis hodhi poshtë mundësitë e ndarjes së Kosovës, apo bashkangjitjes së saj ndonjë vendi tjetër, pasi siç tha, "ky do të ishte burim i destabilizimit të rrezikshëm".
XS
SM
MD
LG