Ndërlidhjet

BISHKEK


Presidenti i përkohshëm i Kirgistanit, Kurmanbek Bakiev tha se planifikon të konkurojë në zgjedhjet e parakoshme presidenciale. Pas përmbysjes së presidentit Askar Akayev, parlamenti vendosi sot, që zgjedhjet të mbahen me 26 qershor. Akayev ësthë larguar nga vendi dhe sipas mediave ruse ai ka marrë lejen e Kremlinit që të strehohet në Rusi. Ndërkohë, Bakiev tha sot se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një bisedë telefonike, i ka ofruar mbështetjen e tij.
"I jam mirënjohës udhëheqësisë ruse për vëmendjen që po tregon për problemet tona dhe si gjithnjë ata na e shtrinë dorën e ndihmës" tha Bakiev. Ndërkohë, përgjegjësit për siguri kanë thënë se gjendja e përgjithshme në vend është e qetë, pas disa javësh të protestave të opozitës, që nuk pranonte rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.
XS
SM
MD
LG