Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri për të drejtat e njeriut në qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq tha se Serbia nuk duhet të lëshojë mundësinë e afrimit me Bashkimin Evropian. "Do të ishte katastrofë nëse Serbia dështon në fillimin e bisedimeve për anëtarësim" tha Lajiq, në një intervistë për të përditshmen "Politika". Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se Serbia mund të marrë vlerësime pozitive, nëse dorëzon në Hagë të dyshuarit për krime në Kosovë: gjeneralët Sreten Llukiq dhe Nebojsha Pavkoviq.
XS
SM
MD
LG