Ndërlidhjet

BISHKEK


Komisioni i Zgjedhjeve në Kirgistan pranoi përbërjen e re të parlamentit, mirëpo tha se do të hetojë rastet individuale të manipulimeve. Felix Kulov, njëri nga udhëheqësit e opozitës, mbështeti parlamentin e ri.
"Ky parlament duhet të funksionojë pavarësisht nëse na pëlqen, apo jo dhe unë do të respektojë vendimet e parlamentit" tha Kulov. Zgjedhjet e parakohshme presidenciale do të mbahen me 26 qershor dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë ofroi mbështetjen e saj.
"Nuk na takon neve të gjykojmë se opinionet e kujt janë më të pranueshme. Ajo që mund të bëjmë ne është ofrimi i përkrahjes për qartësimin e gjendjes" tha i përfaqësuesi i kryesuesit të OSBE-së për Azinë Qendrore, Aloiz Peterle.
XS
SM
MD
LG