Ndërlidhjet

BAGDAD/UASHINGTON


Një veturë bombë shpërtheu sot në Mosul, në rrugën nëpër të cilën kalonte konvoji i ushtarëve amerikanë. Policia irakiane tha se ende nuk dihet nëse ka pasur viktima. Të shtëna sot ka pasur edhe në Bagdad, kurse në Bakuba policia ka gjetur kufomat e tre zyrtarëve të Këshillit Suprem të Revolucionit Islamik. Ndërkohë, ushtarakët amerikanë thanë se përqindja e kryengritësve në Irak po rritet, për shkak të hyrjes së luftëtarëve nga vendet tjera. Gjenerali John Abizaid tha se gjatë muajve të fundit numri i kryengritësve të huaj në Irak, është rritur.
XS
SM
MD
LG