Ndërlidhjet

BEOGRAD


Peshkopi i Arqipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit Artemije ka deklaruar se Memorandumi për Mirëkuptimin, me të cilin përcaktohen parimet për rindërtimin e objekteve fetare serbe në Kosovë, "nuk do të ketë kurrfarë ndikimi jurudik", dhe as që do të mund të zbatohet në praktikë.
Në komunikatën e Arqipeshkvisë thuhet se "vendimi i shpejtuar" i Sinodit të Shenjtë për pranimin e memorandumit, e dëmton Arqipeshkvinë dhe "ndërhyn në kompetencat kanonike dhe juridike" të peshkopit të saj.
Të shtunën, patriarku Pavle e tërhoqi nënshkrimin e tij nga memorandumi, por mbrëmë Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se memorandumi megjithate mbetet në fuqi.
XS
SM
MD
LG