Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Sot priten disa nga rezultatet preliminare të rrethit të dytë të zgjedhjeve vendore në Maqedoni, që shihen si testi kryesor për stabilitetin politik të vendit, ndërsa vëzhguesit e OSBE-së gjithashtu pritet t'i bëjnë komentet e para.
Nga rezultatet e përpunuara deri tash, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se 57 komunat, në të cilat dje u votua, janë zgjedhur 49 kryetarë të komunave.
Zëdhënësi i Komisionit Zoran Tanevski ka deklaruar se të dielën nuk ka pasur parregullsi serioze në votime.
Sipas tij, partitë politike në pushtet Lidhja Socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë shënuar fitore në këto zgjedhje vendore.
XS
SM
MD
LG