Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i misionit të UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, ka diskutuar gjendjen në Kosovë dhe mundësitë e ripërtëritjes së dialogut Prishtinë-Beograd me zyrtarët më të lartë serbë në Beograd.
Gjatë ditës ai është takuar me presidentin Boris Tadic dhe kryeministrin Vojisllav Koshtunica, ku janë pajtuar për përfshirjen e përfaqësuesve të Beogradit në çështjen e decentralizimit, për të cilën duhet të gjenden zgjidhje praktike. Nga ana tjetër Jessen Petersen kërkon rifillimin e dialogut për një morri problemesh teknike mes Prishtinës dhe Beogradit. Pasdite ai pritet të takohet dhe me ambasadorët e vendeve të Grupit të Kontaktit në Beograd.
Dje shefi i UNMIK-ut ka zhvilluar bisedime me Ministrin e Jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviq. Drashkoviq ka përsëritur qëndrimin se zgjidhja për Kosovën do jetë më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi.
Gjatë këtij viti do të bëhet evaluimi i përmbushjes së standardeve dhe më tej shqyrtimi i statusit përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG