Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një çift serb, Nedeljko dhe Nevenka Vuçic, 71 dhe 73 vjeç, janë rrahur dhe qëlluar me sende të forta jashtë shtëpisë së tyre në fshatin Çërkolez të Burimit, përkatësisht Istog. Të dy të lënduarit janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit të Mitrovicës, që gjendet në pjesën veriore të qytetit.
Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut Larry Miller, ka konfirmuar incidentin.
“Mëngjesin e sotëm dy persona janë lënduar si pasojë e rrahjes dhe se ata tani janë dërguar për mjekim në spitalin e Mitrovicës. Hetimet janë duke vazhduar", tha zëdhënësi rajonal i policisë, Lary Miller.
Burimet spitalore thonë se plagët e gruas paraqesin kërcënim për jetën e saj.
Qeveria e Serbisë ka dënuar incidentin dhe ka kërkuar gjetjen e autorëve.
XS
SM
MD
LG