Ndërlidhjet

BAGDAD


Asamblea Kombëtare e Irakut, pritet që sot të votojë për kryetarin e Asamblesë dhe dy zëvendësit e tij. Votimi për president dhe kryeministër të Irakut nuk pritet të bëhet as sot, për arsye se Aleanca shiite, si fituese e zgjedhjeve, nuk ka arritur ende marrëveshje me partitë kurde, që dolën të dytat, në zgjedhjet e 30 janarit. Nga zhvillimet tjera në Irak, veçohet edhe lajmi për marrjen peng të tre gazetarëve rumunë nga kryengritësit. Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, i cili vizitoi Irakun dhe Afganistanin tha se qeveria po bënë gjithçka për gjetjen e gazetarëve.
XS
SM
MD
LG