Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Gjykata e Afganistanit ka akuzuar një grua nga Jalalabadi për plaçkitjen dhe vrasjen e 27 meshkujve, përfshirë bashkëshortin e saj.
Para disa muajsh policia i arrestoi Sherin Gul, djalin dhe dashnorin e saj, si dhe katër persona të tjerë.
Zyrtarët thanë se banda i ka pranuar të gjitha vrasjet.
Sipas gjykatësit Abdul Bari Bakhtiyari, viktimat kryesore të grupit ishin taksistët, të cilët pasi janë droguar, janë mbytur me litar.
Ai tha se hetuesit i zbuluan 17 kufomat në Jalalabad, ndërsa të tjerat në Kabul.
XS
SM
MD
LG