Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i përmbysur Asakar Akayev tha se ende është president i Kirgizisë dhe nuk do të japë dorëheqje.
"Unë ende nuk kam dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, prandaj e konsideroj veten president të vetëm të zgjedhur dhe legjitim. Për momentin nuk shoh asnjë arsye që të jap dorëheqje", tha Akayev në një intervistë për radion moskovite Ekho.
Ai tha se gjendet në Rusi, në një vend afër Moskës.
Ndërkohë në Bruksel, BashkimiEvropian tha se përmbysja e presidentit të Kirgizisë Askar Akayev është fitore për demokracinë.
Unioni më parë shmangej nga mbështetja e cilës do palë, duke bërë thirrje për qetësi, dialog dhe pajtim kombëtar.
XS
SM
MD
LG