Ndërlidhjet

BUJANOC


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen sot vizitoi personat e zhvendosur nga Kosova, që janë të vendosur në dy kampe në Bujanoc. Zoti Petersen e përmendi edhe sulmin e fundit kundër bashkëshortëve Vuçiq në Çerkolez, duke thënë se nuk mund të thuhet se kjo është vepër e shqiptarëve. Të pranishmit i kundërshtuan zëshëm dhe shprehën pakënaqësi ndaj këtyre thënieve të kryeadministratorit të Kosovës. Raportohet se zoti Petersen në Bujanoc po zhvillon takime me autoritetet e Bujanocit dhe me përfaqësues të Qendrës koordinuese për Jugun e Serbisë.
XS
SM
MD
LG