Ndërlidhjet

ATHINË


Serbia, si dhe të gjitha vendet e tjera evropiane, ka të drejtë ta shprehë mendimin e saj, por nuk e ka të drejtën e vetos në vendimin për statusin e Kosovës, ka deklaruar këshilltari i presidentit amerikan, Bruce Jackson, në televizionin grek, Mega. Ai ka thënë se "status – quoja në Kosovë nuk po funksionon dhe duhet ta bëjmë lëvizjen vendimtare në drejtim të pavarësisë dhe të anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë dekadës së ardhshme". Zoti Jackson ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës nuk do ti destabilizonte vendet fqinje, perspektiva e të cilave është në integrimet evro-atlantike. I pyetur për frikën e serbëve të Kosovës për pavarësinë e Kosovës, Brus Xhekson, këshilltari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, është shprehur se Uashingtoni është absolutisht për mbrojtjen e pakicës serbe dhe të përmendoreve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG