Ndërlidhjet

NJU JORK


I pyetur se a do të paraqesë dorëheqje për skandalin lidhur me programin e dikurshëm "naftë për ushqim" për Irakun, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan u përgjigj negativisht. Siç informon mëtutje agjencia AP, zoti Annan tha se ai është i kënaqur me konstatimet e raportit të komisionit që hetoi programin e përmendur, se sekretari i përgjithshëm nuk ka bërë gabime. Zoti Annan, poashtu, tha se i pranon kritikat nga komisioni, që udhëhiqej nga ish kryesuesi i rezervave federale të Shteteve të Bashkuara, Paul Volcker. Kofi Annani shprehu dëshprimin e tij të thellë për përfshirjen e djalit të tij Kojo në këtë aferë.
XS
SM
MD
LG