Ndërlidhjet

ATHINË


Serbia, si dhe të gjitha vendet e tjera evropiane, ka të drejtë ta shpreh mendimin e saj, por nuk e ka të drejtën e vetos në vendimin për statusin e Kosovës, tha këshilltari i presidentit amerikan, Bruce Jackson, në televizionin grek, Mega. "Status – quoja në Kosovë nuk po funksionon dhe duhet ta bëjmë lëvizjen vendimtare në drejtim të pavarësisë dhe të anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë dekadës së ardhshme", tha Jackson duke shtuar se pavarësia e Kosovës nuk do t'i destabilizonte vendet fqinje, perspektiva e të cilave është në integrimet evro-atlantike. I pyetur për frikën e serbëve të Kosovës për pavarësinë e Kosovës, Brus Jackson u shpreh se Uashingtoni është absolutisht për mbrojtjen e pakicës serbe dhe të përmendoreve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG