Ndërlidhjet

BISHKEK


Udhëheqësi i njohur i opozitës në Kirgizi, Felix Kulov dha dorëheqje nga posti i koordinatorit të forcave të rendit, ku ishte caktuar pas përmbysjes së presidentit Askar Akayev.
"Rendin e kemi vendosur brenda dy ditësh. Nuk kemi vrarë askend dhe nuk kemi shkelur ligjin" tha Kulov, duke shtuar se pas stabilizimit të gjendjes nuk e ndjen më të nevojshme që të ushtrojë këtë detyrë. Neser, në Kirgizi do të qëndrojë shefi i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, Dimitrij Rupel. Zëdhënsi i OSBE-së, Ayhan Evrensel tha se Rupel do të ofrojë ndihmën e OSBE-së dhe do të takohet me të gjitha palët në Bishkek.
XS
SM
MD
LG