Ndërlidhjet

logo-print

PODGORICË


Mali i Zi dhe Shqipëria do të lidhen edhe me një rrugë tjetër përmes Liqenit të Shkodrës. Hapja e pikave kufitare në Virpazar dhe Shkodër pritet të bëhet para sezonit turistik. Ministri i komunikacionit i Malit të Zi, Andrea Lompar tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi është marrë në bazë të marrëveshjes përkatëse ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë.
"Tani jemi në fazën e diskutimit se kush do të bëjë matjen e thellësive në Liqenin e Shkodrës dhe me siguri që këtë do ta bëjë Instituti Hidrometereologjik. Pastaj do të gjejmë edhe kryesin e punimeve" tha Lompar. Projekti pritet të ketë efekte të shumëanshme pozitive, për qarkullimin rrugor, turizmin dhe sigurinë.
XS
SM
MD
LG