Ndërlidhjet

ATHINË


Në Athinë sonte zhvillohet takimi ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në futboll, në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror. Për Greqinë, fitorja paraqitet si imperativ, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë pas humbjes në Turqi ka zvogëluar në minimum gjasat për kualifikim në kampionatin botëror. Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë së Greqisë ka dënuar aktin e grisjes së flamurit shqiptar në ndeshjen e djeshme të ekipeve "Shpresa", kurse federata greke e futbollit ka kërkuar publikisht falje nga federata shqiptare.
XS
SM
MD
LG