Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sot, vdiq gruaja 41 vjeçare, Teri Shiavo, 15 vite pasi kishte pësuar një sulm në zemër, që kishte lënë dëmtime të mëdha në trurin e saj. Kjo vdekje paraqet edhe fundin e një beteje juridike rreth çështjes se a kishte të drejtë bashkëshorti i saj që t'i urdhëronte mjekët, që të mos e ushqenin artificialisht atë. Kishte edhe të atillë që kërkonin që ajo të mbahej gjallë artificialisht. Përfundimisht në këtë çështje ishin përfshirë edhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG