Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Gjatë javës së ardhshme në Shqipëri do të mbahen dy konferenca rajonale, ku do të diskutohet rreth përpjekjeve për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ministrat e jashtëm të Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë e Mali i Zi dhe Gjermanisë, do të takohen me 5 dhe 6 prill në Durrës. "Pjesëmarrja e shefit të diplomacisë gjermane, Joshka Fischer tregon se Gjermania përkrah përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perendimor për integrim" tha zëdhënsja e ministrisë së jashtme të Shqipërisë, Lidra Zegali. Ndërkaq, ministrat e brendshëm të vendeve të rajonit, me 4 dhe 5 prill, do të diskutojnë në Tiranë rreth emigracionit.
XS
SM
MD
LG