Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Një aeroplan ushtarak amerikan është rrëzuar në juglindje të Shqipërisë, në malet e Drizës në rrethin e Gramshit, si pasojë e terrenit malor dhe borës që i kalon të dy metrat. Si rezultat i rrëzimit aeroplani ka shpërthyer dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë asnjë nga 9 personat në bord, të gjithë amerikanë, nuk ka mbijetuar. Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Edlira Tefiriçi, ka deklaruar se janë gjetur trupat e katër prej personave që ishin në bord, derisa vazhdojnë kërkimet për të tjerët. Aksidenti është konfirmuar edhe nga burimet ushtarake amerikane në Gjermani.
Aeroplani ishte në Shqipëri si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake shqiptaro- amerikane.
XS
SM
MD
LG