Ndërlidhjet

logo-print

VATIKAN


Gjendja shëndetësore e Papa Gjon Palit të Dytë është përkeqësuar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Vatikani zyrtar e ka cilësuar gjendjen e Papës si "tepër të rëndë".
Joaquin Navarro Valls, zëdhënës i Selisë së Shenjtë, ka bërë të ditur se Papa ka kaluar një sulm në zemër gjatë natës derisa vazhdon të ketë probleme me një infeksion.
Papa, 84 vjeçar, gjatë dy muajve të fundit ka qenë disa herë në spital për shkak të problemeve të frymëmarrjes dhe një operacioni.
Ndërkaq kardinali Camillo Ruini, zëvendësi i Papës për Romën, dhe për nga hirearkia kishtare personi që njofton publikun për vdekjen e Papës, ka kërkuar nga italianët dhe gjithë besimtarët "të shtojnë lutjet për Atin e Shenjtë".
Gazetari i së përditshmes italiane "La Republicca", Marco Politi, e ka përshkruar gjendjen si vijon:
"Papa nuk ka dashur të shkojë në spitalin Gemelli, dhe ekipi i tij ka këmbëngulur se do të qëndrojë në apartamentin që sheh nga sheshi i Shën Pjetrit, në të cilin ai ka folur aq shumë herë në 26 vite."
XS
SM
MD
LG