Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I VATIKANIT


Kardinali Camillo Ruini, që është zëvendës i Papa Gjon Palit të Dytë për Romë, i ftoi sot italianët që ti intensifikojnë lutjet e tyre për Papën e sëmurë. Njëherësh, agjencitë e lajmeve transmetojnë burime në Vatikan që kanë përgënjeshtruar raportet se Papa Gjon Pali i Dytë kishte rënë në gjendje kome. Një numër i mediave italiane kishin raportuar se Papa, 84 vjeçar, kishte humbur vetëdijen. Më herët, Vatikani kumtoi se Papa ishte në "gjendje shumë serioze" por ishte theksuar se ai është "i vetëdijshëm". Vatikani ka paralajmëruar se do të paraqesë kumtesa të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të Papa Gjon Palit të Dytë.
XS
SM
MD
LG