Ndërlidhjet

TIRANË


Katër trupa të pajetë janë gjetur nga mbeturinat e aeroplnait ushtarak amerikan C-130 që u përplas mbrëmë në Gramsh, 100 kilometra në jug të Tiranës, ka kumtuar sot ushtria e Shqipërisë. Aeroplani ushtarak amerikan, në të cilin ishin nëntë persona, po merrte pjesë në ushtrimin e përbashkët me forcat e Shqipërisë kur ai u përplas në një mal. Katër personat që humbën jetën ishin amerikanë. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë edhe pesë personat e tjerë që ishin në aeroplan. Është kumtuar se shkaqet e këtij incidenti të rëndë po hetohen.
XS
SM
MD
LG