Ndërlidhjet

logo-print

BISHKEK


Autoritetet e përkohshme të Kirgizisë po vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen formale të presidentit të përmbysur, Askar Akayev. Kryetari i Kuivendit, Omurbek Tekebayev sot tha se zotit Akayev i është garantuar imuniteti nga ndjekja penale nëse ai kthehet në Kirgizi për ta paraqitur dorëheqjen. Presidenti i përmbysur, Akayev është në Rusi. Ai u largua nga Kirgizia pasi protestuesit e udhëhequr nga opozita depërtuan në ndërtesat e Qeverisë dhe të Presidencës. Zoti Akayev këmbëngulë se ai mbetet edhe mëtutje lider legjitim i Kirgizisë.
XS
SM
MD
LG