Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot në vendin Balad Ruz, 50 kilometra në verilindje të Bagdadit, është vrarë shefi i policisë, Hetem Rashid Mohamed dhe një ndihmës i tij. Sulmi kundër tyre u bë në stacionin e policisë. Në një lagje të këtij qyteti është vrarë edhe një polic tjetër. Ky incident ndodhi kur policia depërtoi një shtëpi që strehonte kryengritësit e dyshuar.
Prej zhvillimeve të tjera në Irak, veçojmë edhe vrasjen e tre dhe plagosjen e tetë civilëve të tjerë në Kirkuk. Policia ka kumtuar se incidenti ka ndodhur nga shpërthimi i një bombe afër një konvoji ushtarak.
XS
SM
MD
LG