Ndërlidhjet

MOSKË


Zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë, Nikolai Shepel tha se lideri i kryengritësve çeçenë, Aslan Maskhadov, ishte vrarë nga njerëzit e afërt të tij e jo nga forcat ruse të sigurisë, pasi ishte zënë i gjallë. Prokurori Shepel mëtutje tha se zoti Maskhadov dhe ndihmësit e tij, kishin pasur marrëveshje sipas së cilës nëse ai ishte në rrezik për tu zënë, atëherë ata do ta vrisnin atë. Nikollaj Shepel tha se "Maskadov vdiq nga plagët e plumbave të shkaktuar nga njerëzit që ishin me të në bunker gjatë arrestit. Maskhadovi ka thënë se ai, i gjallë, kurrë nuk do të dorëzohej". Aslan Maksadovi, që ishte president i zgjedhur i Çeçenisë për tri vite, vdiq më 8 Mars pas një operacioni të forcave të sigurisë ruse, në veri të kryeqytetit, Grozni.
XS
SM
MD
LG