Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT


Duke folur për gjendjen shëndetësore të Papa Gjon Palit të Dytë, ministri i shëndetësisë i Vatikanit, Kardinali Havier Lozano ka thënë se "tash jemi në fazën e para-vdekjes, sepse Papa është në agoni".
Më herët në Vatikan është kumtuar se gjendja shëndetësore e Papa Gjon Pali të Dytë po keqësohej. Mëtutje zëdhënësi Joaquin Navarro-Valls tha se Ati i Shenjtë ka probleme me frymëmarrje dhe me presionin e gjakut. Në orët e para të mbrëmjes, zoti Navarro-Valls tha se "në këtë moment, Papa ka vendosur që të mbetet në apartamentin e tij në Vatikan, ku, ndër të tjerat, ai do të ketë ndihmë komplete dhe efikase shëndetësore".
XS
SM
MD
LG