Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ish shefi i policisë serbe të Bosnjës, Lubomir Borovçanin arriti sot nga Beogradi në Hagë. Ai akuzohet nga Tribunali ndërkombëtar i Hagës për pjesëmarrje në gjenocid dhe krime kundër njerëzimit lidhur me masakrën e Srebrenicës. Agjencitë e lajmeve theksojnë se në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kishin vrarë afro 8 mijë burra dhe të rinjë myslimanë në Srebrenicë, që në atë kohë ishte e mbrojtur nga Kombet e Bashkura.
XS
SM
MD
LG