Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi ka kërkuar ndihmë nga Shqipëria gjatë përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
Kosumi mbrëmë u takua me kryeministrin Fatos Nano, i cili e ka vlerësuar rolin e kryeministrit të ri dhe vizionin e tij për Kosovën, si dhe ka shprehur "mbështetjen reale të qeverisë" së Shqipërisë.
Lidhur me bisedimet Prishtinë-Beograd, kryeministri i Kosovës ka thënë se ai është për bisedimet, por pa e cënuar vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi.
Kosumi sot pritet të takohet edhe me zyrtarët tjerë të lartë të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG