Ndërlidhjet

logo-print

BISHKEK


Një delegacion i parlamentit të Kirgizisë do të shkojë në Moskë për të biseduar me presidentin e përmbysur, Askar Akayev rreth dorëheqjes së tij. Ndërkohë, Akayev i tha Radios Evropa e Lirë se dëshiron që të kthehet në Bishkek dhe të japë dorëheqje në parlamentin e vendit.
"Jam i gatshëm për bisedime. Dëshiroj ta ndihmojë vendin që të dalë nga kjo krizë kushtetuese" tha Akayev. Ndërkaq, udhëheqësja e Gjykatës Kushtetuese në Kirgizi, Cholpon Bayekova tha sot se vendi ka nevojë për ndryshime kushtetuese.
"Kemi mundësinë unike që të krijojmë sistemin e shtetit social të pavarur nga ambiciet e liderëve dhe që do të parandalojë kthimin e regjimit autoritar" tha Bayekova.
XS
SM
MD
LG