Ndërlidhjet

PEKIN


Presidenti i Francës Jacques Chirac ripërsëriti mbështetjen e tij që Bashkimi Evropian ta heqë embargon e armëve ndaj Kinës. Agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, "Xinhua" raportoi se Chirac, sot ka folur me telefon me presidentin e Kinës Hu Jintao, dhe i ka thënë se embargoja është e vjetruar dhe duhet hequr. Embargoja ndaj Kinës u vendos pas shtypjes së përgjakshme të protestave prodemokratike në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG