Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, u zotua se do të korrigjojë të metat në shërbimet informative, duke u bazuar në rezultatet e komisionit presidencial.
"Për të fituar luftën kundër terrorit, ne duhet të bëjmë korrigjimet e nevojshme dhe të ndërtojmë atë që komisioni e quajti shërbime të forta informative" tha Bush, në fjalimin javor në radio. Ai tha se Senati mund të ndihmojë zgjidhjen e problemeve duke konfirmuar menjëherë John Negroponten si drejtor të shërbimit informativ kombëtar. Komisioni presidencial, tha të enjten se agjencitë informative kanë gabuar në vlerësimet se Iraku ka armë të shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG