Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ipeshkvi i Kosovës, Mark Sopi tha se Papa Gjon Pali i Dytë "ka treguar interesim të madh për çdo popull dhe është angazhuar jo vetëm në çështje fetare por edhe në ato politike e sociale". Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, imzot Sopi tha se Papa me "veprimet e veta ka dëshiruar që të japë kontributin e tij, që ishte shumë i çmuar dhe i vlefshëm". Mark Sopi mëtutje tha se "Papa ka bërë shumë edhe për Kosovën", ndërsa, sipas tij, "kontributi më i madh për popullin shqiptar është lumturimi i Nënes Tereze".
XS
SM
MD
LG