Ndërlidhjet

PRISHTINË


Vdekja e Papa Gjon Palit të Dytë është pritur me dhimbje të thellë edhe në Kosovë.
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka urdhëruar uljen në gjysmështizë të flamujve në rezidencën e tij dhe ka shpallur dy ditë zie. Ai ka thënë se Papa Gjon Pali i Dytë ishte një mik dhe Atë i madh për Kosovën dhe ka bërë shumë për lirinë e saj.
"Ai ishte një Papë i madh dhe një njeri i madh, që gjithë jetën e tij ia kushtoi paqes, lirisë dhe mirëkuptimit të njerëzimit. Ai e shënoi historinë dhe unifikimin e njerëzimit me besimin në Zotin. Ai u lutë shumë dhe ka merita të mëdha për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit tonë, Kosovës" tha presidenti Rugova.
Ndërsa, Dom Lush Gjergji, tha se Papa ishte mik i vërtetë i popullit të Kosovës.
"Do të mbetet kujtim i paharrueshëm fjala e madhe e tij thënë më 1981 pak para shpërthimit të ngjarjeve në Kosovë se "pas popullit polak, i tha Imzot Nikë Prelës dhe mua, "po ua shpaloj zemrën dhe po u them se më së tepërmi e dua popullin shqiptar, sepse keni vuajtur shumë dhe padrejtësisht dhe na e keni dhuruar Nënën Terezë".
XS
SM
MD
LG