Ndërlidhjet

TIRANË


Mesha e së dielës në Tiranë dhe Shkodër i është kushtuar Papa Gjon Palit të Dytë. Ndërkaq drejtuesit më të lartë të shtetit, presidenti Alfred Moisiu, kryeminstri Fatos Nano si dhe drejtusit e forcave politike kanë shprehur dhimbjen dhe respektin për kontributin që Papa ka dhënë për njerëzimin dhe Shqipërinë.
Papa Gjon Pali i Dytë ka vizituar Shqipërinë në vitin 1993 ku edhe ka emëruar kardinalin e parë shqiptar, Atin Koliqi.
Delegacioni i Shqipërisë në ceremoninë e varrimit do të përbëhet nga presidenti aktual Moisiu dhe ish presidentët, Meidani dhe Berisha si dhe kryeministri Nano.
XS
SM
MD
LG