Ndërlidhjet

VATIKAN


Papa Gjon Pali i Dytë ka vdekur nga aresti kardiak dhe shoku septik, njoftoi Vatikani. Certifikata e vdekjes së Papës Gjon Pali i Dytë është nënshkruar nga mjeku i tij personal, Renato Buzzonetti. Papa 84 vjeç ndërroi jetë mbrëmë. Trupi i tij është vendosur në Pallatin Apostolik të Vatikanit ku klerikët, autoritetet dhe përfaqësuesit diplomatik mund t'i bëjnë nderimet e fundit. Dhjetëra mijëra besimtarë janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në shenjë nderimi për Papën Gjon Pali i Dytë. Karol Vojtyla, i lindur në Poloni, u bë Papë në vitin 1978. Ai ishte Ati i Shenjtë që më së shumit kishte udhëtuar. Gjatë viteve të shërbimit të tij, ai kishte vizituar 120 vende.
XS
SM
MD
LG