Ndërlidhjet

PRAGË


Në të gjithë botën është mbajtur zi në shenjë respekti për Papa Gjon Palin e Dytë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush përveç uljes së flamujve në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë tha se Papa Gjon Pali i Dytë ishte frymëzim për miliona amerikanë dhe të tjerë në gjithë botën.
"Gjithmonë do ta kujtojmë atë si klerikun e mençur, trim që u bë një nga udhëheqësit moral në historinë e botës" tha Bush.
Zëvendëskryeministri i Izraelit, Shimon Peres ndërkaq tha se e gjithë bota po mban zi për vdekjen e njeriut "që përfaqësonte njeriun që më së larti e më së miri ruajti traditat e njerëzimit në kohërat tona".
"Ai asnjëherë nuk ka qenë asnjëanës. Gjithmonë ka qenë i përfshirë për njerëzimin, paqen dhe tolerancën" tha Peres.
Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak përmes një deklarate ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Papa Gjon Pali i Dytë i ka dhënë kauzës arabe dhe palestinezëve.
"Papa Gjon Pali i Dytë ishte simbol i dashurisë dhe paqes" tha Mubarak, i cili shpalli tri ditë zie si nderim për Papën Gjon Pali i Dytë.
XS
SM
MD
LG