Ndërlidhjet

RIGË


Zëvendës sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Zoellick tha se heqja e embargos së armëve ndaj Kinës nga Bashkimi Evropian do të ndikonte në tregtinë transatlantike të armëve. Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të heq embargon, por njëherësh synon të qartësojë me Kinën se ky hap nuk do të cënojë interesat amerikane. Gjatë vizitës së sotme në Letoni, Zoellick tha se heqja e embargos do të pengonte aspekte të integrimit ekonomik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe evropianëve.
XS
SM
MD
LG