Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ligjëvnësit e Irakut zgjodhën ministrin e përkohshëm të industrisë, Hajem al Hassani, kryetar të Asamblesë Kombëtare, dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
"Tani është koha e duhur që të gjitha sektet të gëzojnë të drejtat e tyre në një vend të lirë dhe demokratik" tha al Hassani, përfaqësues i arabëve synni. Zëvendës të tij u zgjodhën përfaqësuesi shiit, ish shkencëtari bërthamor Hussein al Sharastani dhe kurdi Aref Tayfyr. Mbledhja e ardhshme e Asamblesë Kombëtare do të mbahet të mërkurën dhe sipas al Hassanit, në rend dite do të jetë zgjedhja e presidentit të Irakut.
Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se në 24 orët e fundit një ushtar amerikan, është vrarë në krahinën al Anbar, ndërsa në një sulm të kryengritësve në burgun Abu Ghraib janë plagosur 40 ushtarë amerikanë dhe 12 të burgosur.
XS
SM
MD
LG