Ndërlidhjet

logo-print

AMAN


Rreth 980 kompani nga 44 vende do të paraqiten në panairin që synon rindërtimin e Irakut dhe që do të hapet neser në Aman. Gjatë javës së ardhshme në kryeqytetin e Jordanisë do të mbahet edhe një konferencë për mundësitë e investimeve në Irak. Organizatorët thanë se këto ngjarje mund të jenë pikë kthese për rreth 2.500 projekte për rindërtim në Irak. Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 18.6 miliardë dollarë kurse donatorët tjerë janë zotuar të sigurojnë rreth 13 miliardë dollarë për projektet e rindërtimit të Irakut.
XS
SM
MD
LG