Ndërlidhjet

DAMASK


I dërguari i Kombeve të Bashkuara Terje Roed Larsen tha sot se qeveria e Sirisë është zotuar se më së largu deri me 30 prill, do të tërheq të gjitha trupat ushtarake dhe shërbimet informative nga Libani.
"Në këtë kontekst qeveria e Sirisë është pajtuar me mua që një ekip i Kombeve të Bashkuara të dërgohet për të verifikuar tërheqjen e plotë të trupave të Sirisë" tha Roed Larsen, pas takimeve në Damask me presidentin e Sirisë Bashar al Assad dhe ministrin e jashtëm Farouk al Sharaa.
XS
SM
MD
LG