Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I VATIKANIT


Qindra mijëra besimtarë katolikë dhe të tjerë pritet të nisen për në Romë që t'i shprehin nderimet e fundit papës, i cili vdiq të shtunën në moshën 84-vjeçare.
Sot pasdite, kufoma e papës do të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku do të qëndrojë deri në ditën e varrimit, e cila do të caktohet pas takimit të sotëm të kardinalëve.
Më vonë gjatë këtij muaji, kardinalët do ta fillojnë procesin për zgjedhjen e kreut të ri të Kishës Katolike, e cila ka rreth 1 miliardë anëtarë
Dje, në Sheshin e Shën Pjetrit mbi 100 mijë njerëz u tubuan në meshën e hapur për Pontifikatin.
Rreth 100 burrështetas pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore, përfshirë presidentin amerikan George Bush.
Liderët botërorë e kanë vlerësuar Papa Gjon Palin e Dytë si forcë motorike për paqen në botë, ndërsa të tjerët ia kanë mveshur meritat për rënien e Perdes së Hekurt.
XS
SM
MD
LG