Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Përfaqësues të bashkësive të ndryshme fetare dhe përfaqësues të politikës në Kosovë, kanë vazhduar ta kujtojnë me respekt veprën e madhe njerëzore të Papa Gjon Palit II. Bashkësia Islame e Kosovës i ka dërguar telegram ngushëllimi Kryeipeshkvit të Kosovës, imzot Mark Sopit, duke e çmuar lart figurën e Papës, tha se Haxhiresul Rexhepi, këshilltar i kryesisë së Bashkësisë Islame
"Si vizionar dhe largpamës që ishte, kontributi i Papës për ndryshimin e rrjedhave të historisë nuk do të harrohet kurrë. Papa do të mbahet mend si njeri i përkushtuar për paqe e bashkëjetesë ndërmjet popujve dhe religjioneve, prandaj vdekja e tij është humbje, jo vetëm për botën katolike, por për të gjithë popujt paqedashës. Ne do ta mbajmë mend se ai qe Papa e parë që u lut edhe në xhami, duke i dhënë shtytje edhe më shumë dialogut ndërfetar", tha Rexhepi nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Ndërkaq sot vazhdon dita e dytë e zisë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG