Ndërlidhjet

logo-print

VATIKAN


Kanë vazhduar gjatë ditës reagimet ndaj vdekjes së Papa Gjon Palit të Dytë, derisa në shumë vende sot është ditë zie në nderim të kujtimit të Atit të Shenjtë.
Presidenti Bush, që ka njoftuar pjesëmarrjen në varrimin e Atit të Shenjtë, sërish ka vlerësuar lart figurën e tij.
"Papa i tregoi njerëzve se një individ mund të ndryshojë jetën e tyre. Ai ishte kurajoz dhe autoritet moral. Ai ishte njeri i Zotit me shumë ndikim, veçanërisht tek të rinjtë në Amerikë dhe kudo në botë. Raporti dhe ndikimi i tij tek të rinjtë do jetë një nga trashëgimitë e tij të shkëlqyera", tha Bush.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Silvan Shalom, ka përsëritur qëndrimet e qeverisë së tij për rolin e Papës në pajtimin mes hebrejve dhe të krishterëve.
Nga ana tjetër princi Charles ka shtyrë për të shtunën martesën e tij me Camilla Parker Bowles, për shkak të pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të Atit të Shenjtë.
XS
SM
MD
LG