Ndërlidhjet

KISHINEV


Parlamenti i Moldavisë ka rizgjedhur Vladimir Vornonin në postin e presidentit. Ky është mandati i dytë për presidentin pro-komunist të Moldavisë. Komunistët kanë 56 nga 101 vende të parlamentit, pas zgjedhjeve të 6 marsit.
Pas votimit Vornin ka përsëritur orientimin pro perëndimor të politikave të tij.
"Para së gjithash dëshiroj të nënvizojë se integrimi evropian i Moldavisë nuk do shihet si parrullë politike por si proçes i qëndrueshëm", tha Voronin.
Katër vjet më parë Voronin kishte si platformë të tij afrimin më Moskën, derisa sot e akuzon atë për ndërhyrje në punët e brendshme.
XS
SM
MD
LG