Ndërlidhjet

VATIKAN


Në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë vazhdojnë homazhet për Papa Gjon Palin e Dytë. Mijëra persona kanë pritur në rend gjatë natës për homazhe. Ndërkohë, kardinalët janë takuar që të diskutojnë rreth procedurave të varrimit dhe procesit të zgjedhjes së pasardhësit të Papa Gjon Palit të Dytë. Në varrimin që do të bëhet të premten, pritet të marrin pjesë disa miliona pelegrinë bashkë me 200 liderë nga vende të ndryshme. Delegacioni nga Kosova do të kryesohet nga presidenti Ibrahim Rugova.
Ndërkohë, kanë vazhduar prononcimet për rolin e madh që Papa Gjon Pali i Dytë kishte në zhvillimet botërore. Në këtë kontekst presidenti amerikan George Bush ka thënë:
"Papa Gjon Pali i Dytë u dëshmoi popujve se një njeri mund të ndryshojë jetët e tyre. Ai ishte një personalitet me kurajo dhe me moral. Kishte ndikim të jashtëzakonshëm në mesin e të rinjëve në Amerikë dhe gjithë botën", ka thënë presidenti Bush dhe në vazhdim ka shtuar:
"Papa Gjon Pali i Dytë ishte njeri i paqes dhe nuk i deshi luftërat. Unë e kuptoj plotësisht këtë gjë dhe vlerësoj lartë bisedën që me Atin e Shenjtë e kam pasur në këtë temë" ka thënë presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG