Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I VATIKANIT


Kardinalët e Kishës Katolike ende nuk e kanë përcaktuar datën për konklavën, për ta zgjedhur pasardhësin e Papa Gjon Palit të Dytë.
Zëdhënësi i Vatikanit Joaquin Navarro-Valls e bëri këtë njoftim pasi kardinalët u takuan për të dytën herë pas vdekjes së Atit të Shenjtë.
Protokolli i Vatikanit thotë se konklava duhet të fillojë 15-20 ditë pas vdekjes së Papës.
Ndërkohë, qindra mijëra besimtarë vazhdojnë të bëjnë homazhe para trupit të Papa Gjon Palit të Dytë, që gjendet i shtrirë në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Në ceremoninë mortore të premten, pritet të marrin pjesë miliona pelegrinë, bashkë me rreth 200 liderë botërorë, mbretër, presidentë dhe kryeministra.
Mediat italiane kanë raportuar se për sigurinë në Vatikan dhe rrethinë janë duke u kujdesur 6.500 policë dhe karabinierë, ndërsa në qytetin e Romës janë shtuar edhe rreth 15 mijë forca tjera.
XS
SM
MD
LG